Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo: Protesta në Tiranë ishte një skenar i politikës së vjetër dhe ndikimit të huaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka dalë në një reagim pas ngjarjeve të dhunshme në kryeqytet, duke deklaruar se protesta u përdor nga aktorë politikë të së kaluarës dhe ndikime dashakeqe të huaja për të nxitur shkatërrimin e pronës.

Sipas tij, e gjithë Shqipëria pa se si në emër të studentëve u fol me gjuhën e flakëve dhe të sulmeve mbi pasuritë publike dhe private. Ai shtoi se në këtë situatë u bashkuan ata që hodhën gurë dhe forca të huaja që përmes rrjeteve sociale janë aktivizuar prej muajit qershor.

Duke iu drejtuar studentëve, veçanërisht atyre të mjekësisë, ministri theksoi se qeveria dhe Partia Socialiste mbeten të hapura për dialog dhe se qytetarët e rinj nuk shihen kurrë si kundërshtarë, por si trashëgimtarë të vendit. Ai bëri thirrje që të shmanget rruga e dhunës dhe e shkatërrimit, e cila është projektuar nga mendje të mbrapshta.

Në mesazhin e tij, Demo paralajmëroi autorët e zjarrvënieve se përgjegjësia para ligjit nuk do të mungojë, ndërsa shprehu mirënjohjen për punonjësit e Policisë së Shtetit për durimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë provokimeve. Gjithashtu, ai u kërkoi qytetarëve të Tiranës durim, duke siguruar se shteti nuk është i dobët dhe se ky skenar ogurzi do të neutralizohet me qetësi.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)