Operatori i televizionit News24, Elvin Kamberi, ka pësuar lëndime trupore gjatë trazirave dhe përleshjeve mes policisë dhe protestuesve në rrugët e kryeqytetit.
Incidenti ndodhi në kohën kur punonjësi i medias po mbulonte ngjarjet dhe po filmonte aksionin e forcave të rendit në terren. Situata e tensionuar në akset kryesore të Tiranës, e shoqëruar me përdorim force dhe gaz lotsjellës, ka sjellë vështirësi dhe rreziqe të mëdha për gazetarët dhe kameramanët që raportojnë ngjarjet.