Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Policinë e Shtetit ku i është bashkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, ka lëshuar akuza të forta ndaj protestuesve, duke i cilësuar si “pengje” dhe njerëz pa shkollë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bëhet fjalë për një valë dhune që nuk lidhet me arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria. Ai theksoi se me këtë nuk negociohet, pasi në momentin që shteti bën një gjë të tillë, ai bie.
“Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste”, u shpreh ai.
Më tej, kryeministri shtoi: “Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para.”