Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Kryeministri Rama kritikon protestuesit në Tiranë dhe ngre dyshime për ndikim të huaj

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kritikat ndaj pjesëmarrësve në protestat dhe përplasjet e fundit në kryeqytet, duke i quajtur ata persona që kanë nevojë për ndihmë psikologjike.

Gjatë një tubimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kreu i qeverisë u shpreh se protestuesit që përdorin molotovë synojnë kaos dhe shkatërrim. Sipas tij, bëhet fjalë për të rinj nga periferitë që sulmojnë qendrën e Tiranës.

“Adhurojnë molotovin dhe rrëmujën e kaosin e u turren dyqaneve. Kjo masë ka nevojë për psikolog e për t’u trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash e djem që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën e kanë keqkuptimet e mëdha”, u shpreh Rama.

Kryeministri gjithashtu ngriti pretendimin se protestuesit po shfrytëzohen nga shërbime të huaja, duke përmendur Rusinë dhe duke e akuzuar se nuk dëshiron stabilitetin apo integrimin evropian të Shqipërisë.

Duke iu referuar punës së Policisë së Shtetit, Rama vlerësoi se forcat e rendit kanë shfaqur durim të lartë gjatë tubimeve. Ai gjithashtu vuri në dyshim praninë e studentëve në protestat pranë Ministrisë së Arsimit.

“Si mund të jenë studentë ata që admirojnë gurin dhe rrinë pas atyre që hedhin gurë dhe i duartrokasin kur digjet polici”, tha ai në lidhje me këtë çështje.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)