Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Sulmi ndaj Komisariatit Nr.3, Rama dhe Demo zhvillojnë takim me strukturat e policisë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo zhvilluan një takim me drejtuesit dhe efektivët e Policisë së Shtetit, pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së një ditë më parë.

Gjatë takimit u theksua se gjatë tubimit të djeshëm u kapërcye çdo vijë e kuqe, pasi u sulmua fizikisht Komisariati Nr.3 dhe u lënduan punonjësit e rendit.

Ministri Demo u shpreh se ngjarjet e djeshme kaluan çdo kufi të protestës së ligjshme. "Ajo që ka ndodhur dje, ka ndodhur diçka që ka kaluar vijën e kuqe, komisariati nr 3 është sulmuar nga protestues, godina dhe punonjës. Janë dëmtuar duke mbrojtur godinën e policisë së shtetit, kjo tregon se elementet e dhunës të përfshirë në protestë kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më protestë," u shpreh ai.

Gjithashtu, ai shtoi se individët e dhunshëm gjetën strehë brenda selisë së një force politike, çka sipas tij dëshmon edhe motivimin e tyre. Pasi vlerësoi punën e efektivëve për garantimin e së drejtës së qytetarëve për të protestuar, ministri theksoi se dhuna mbetet e papranueshme në një shtet demokratik, ndërsa qeveria mbetet e hapur për dialog.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)