Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se njësia speciale RENEA do të jetë sërish e pranishme në tubimet e tensionuara, ndërsa theksoi se do të ngushtohet hapësira për personat që fshehin fytyrën gjatë përleshjeve me policinë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit mbrojti vendimin për përdorimin e mjeteve shtrënguese nga ana e uniformave blu, duke sjellë në vëmendje rastet e plagosjes së efektivëve gjatë incidenteve. Sipas tij, tubimet e dhunshme nuk mund të krahasohen me një ngjarje sportive, pasi punonjësit e rendit përballen me rrezik fizik.
“U gjuajtën me plumb gome sepse efektivi mori zarin e çelikut dhe iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi. Nuk bëhet balet aty apo luhet futboll dhe merr faull. RENEA ka detyre të dalë kur ka kërcënim. Del edhe kur luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethoi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund të fshehësh identitetit”