Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Hetime për dhunën në protesta, Prokuroria e Tiranës nis procedimet pas dëmtimit të dy të rinjve

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka regjistruar tri materiale kallëzuese për ngjarjet e ndodhura gjatë protestave, ku përfshihen lëndimet e rënda të dy të rinjve, L.B. dhe M.S., si dhe sjellja e forcave të rendit.

Në një njoftim zyrtar, organi i akuzës sqaron se po bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për të zbardhur çdo episod të denoncuar. Institucioni nënvizon se po monitoron vazhdimisht zhvillimet për të konstatuar çdo shkelje të mundshme ligjore dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm sipas ligjit.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëjmë me dije se nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, janë regjistruar 3 materiale kallëzuese lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave. Materialet e regjistruara lidhen, ndër të tjera, me ngjarjet gjatë të cilave janë dëmtuar shtetasit L.B. dhe M.S., si dhe me veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Prokuroria Tiranë, në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ndjek në vijimësi situatën e krijuar, me qëllim dokumentimin e çdo rasti të mundshëm të shkeljes së ligjit dhe kryerjen e veprimeve përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)