Situata është tensionuar gjatë tubimit të zhvilluar në rrugën e Durrësit, ku efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Lënda kimike është shpërndarë mes të rinjve, ndonëse protestuesit po qëndronin në heshtje dhe pa shkaktuar incidente. Pas këtij veprimi, pjesëmarrësit janë koordinuar shpejt për të neutralizuar efektin e gazit lotsjellës.