Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kamëz, ku dy vëllezër humbën jetën.
Ngushëllim Manzi është personi i ndaluar nga uniformat blu, i cili sipas informacioneve rezulton të jetë ushtarak. Deri më tani, arsyet dhe rrethanat e sakta që sollën këtë tragjedi mbeten ende të paqarta.
Konflikti mes të dyshuarit dhe viktimave nuk është zbardhur ende, pasi autori ndodhet në kushte të rënda psikologjike dhe nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para hetuesve.