Nën një siguri të jashtëzakonshme, ka filluar mbledhja e radhës në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për shtetasin portugez Rubens Saraiva, i cili mban një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e sipërmarrësit Ardian Nikulaj.
Ngjarja kriminale u regjistrua më datë 19 prill 2023, brenda ambienteve të biznesit që i përkiste viktimës në Shëngjin. Për këtë ngjarje të rëndë, trupa gjykuese e Shkallës së Parë në Lezhë pati dhënë më herët masën e dënimit maksimal me burgim të përjetshëm për Saraivën.
Gjatë zhvillimit të kësaj seance në Apel, në ambientet e sallës kanë qenë të pranishëm dhe pjesëtarë të familjes së Ardian Nikulajt, ndërkohë që masat e ruajtjes dhe rendit kanë qenë në nivele të ngritura.