Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Agron Duka kritikon ndarjen e re territoriale: Pati revoltë popullore dhe djegie teserash

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar në një emision televiziv ndarjen e re territoriale me 46 bashki, duke denoncuar një pakënaqësi të gjerë qytetare. Sipas tij, vendimi nuk është llogaritur mirë dhe synon përqendrimin e pushtetit.

Gjatë fjalës së tij, Duka përmendi reagimet e ashpra të banorëve dhe strukturave, duke sjellë në vëmendje se “u dogjën dhe tesera të PS-së” si shenjë proteste kundër kësaj reforme. Ai argumentoi se territoret rurale dhe ato urbane duhet të ndahen më vete për shkak të specifikave të ndryshme, ku bujqësia dhe problemet e fshatit kërkojnë vëmendje të dedikuar. “Nuk besoj se BE-ja ka interes të madh nëse Divjaka shkoi me Lushnjën apo ngeli më vete. Ata duan që Shqipëria të mos ketë problematika të tilla,” u shpreh ai.

Duke u ndalur te procesi i integrimit dhe mbyllja e kapitullit të katërt të negociatave, kreu i PAA-së vlerësoi se ekziston një qasje konstruktive nga Brukseli. Ai theksoi se sfidat më të mëdha për vendin mbeten në sektorin e drejtësisë, mjedisit dhe standardeve ushqimore, ndërsa shtoi se faktorët gjeopolitikë po shtyjnë drejt anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)