Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Erion Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur në qelinë e burgut të Fierit, në bazë të një vendimi të nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Veliaj, i cili ishte akomoduar në paraburgimin e Durrësit që prej muajit shkurt 2025 pas ndalimit nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), tashmë do të qëndrojë në ambientet e vuajtjes së dënimit në Fier.
Në bazë të të dhënave, ky vendim për transferimin u mor nga vetë strukturat e burgjeve dhe nuk erdhi si pasojë e ndonjë kërkeshe të bërë nga vetë kryebashkiaku.
Motivet që kanë sjellë këtë ndryshim vendndodhjeje nuk janë bërë ende të ditura për publikun nga ana e organeve kompetente.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)