Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e planifikuar me kancelarin austriak në Vjenë, për shkak të zhvillimeve të tensionuara dhe protestave masive në Tiranë.
Vala e protestave, e cila është udhëhequr nga studentët, ka sjellë kërkesa të forta për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Protestuesit theksojnë se largimi i tij është kusht që situata në vend të përmirësohet.
Gjithashtu, ata kanë shtuar kërkesat e tyre, duke bërë me dije se kushtet ekonomike dhe jetesa në kryeqytet janë shndërruar në sfida të papërballueshme.