Protesta e gjashtë e madhe e studentëve kundër qeverisë është shoqëruar me tensione dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë.
Shumë protestues janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po ballafaqohen me forcat e rendit. Pavarësisht ndërhyrjes me gaz lotsjellës nga ana e efektivëve, të rinjtë nuk janë frikësuar dhe vijojnë të rezistojnë përballë policisë, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve në këtë tubim mbetet i lartë.