Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Veliaj i dërgon GJKKO-së letrën me kërcënimet që pretendon se i ka bërë Rama përmes Toni Gogut

Një letër ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, denoncon mesazhet e dërguara nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në emër të kryeministrit Edi Rama, i është drejtuar sot edhe GJKKO-së.

Sipas burimeve nga avokatët e tij, ky shkrim i është përcjellë Gjykatës së Posaçme si pjesë e komunikimit të rregullt për pjesëmarrjen e tij në seancën e radhës.

Në dokumentin e bërë publik nga vetë Veliaj në rrjetet sociale, thuhet se kreu i qeverisë i ka kërkuar që të pranojë përfshirjen në protestat e studentëve dhe ato të njohura si “Flamingot”, duke e paralajmëruar se ndryshe mund të përballet me akuza për “prishje të rendit kushtetues”.

Gjithashtu, sipas së njëjtës letër, atij i është bërë thirrje të lëshojë drejtimin e Bashkisë së Tiranës duke ia besuar atë Arbër Hajdarit, si dhe të ndërpresë çdo këshillim me Plarent Ndrecën.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)