Një shpërthim i fuqishëm në një pallat në qytetin e Elbasanit i ka marrë jetën një 83-vjeçari dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ndërtesë.
Ngjarja ndodhi në një banesë të vendosur në lagjen “Beqir Dardha”, ku fuqia e shpërthimit shembi mure të apartamentit dhe dëmtoi shkallët e pallatit. Banorët përjetuan momente tmerri dhe ankthi, ndërsa forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë për të evakuuar njerëzit përmes shkallëve të emergjencës. Grupet e hetimit po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike, ku dyshimet e para orientojnë hetimet drejt një bombole gazi.