Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Tragjedi në Elbasan: Humb jetën 83-vjeçari nga shpërthimi në pallat, tetë të lënduar në spital

Një shpërthim i fuqishëm në një pallat banimi në Elbasan ka lënë të vdekur një 83-vjeçar dhe ka detyruar tetë persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se tetë të dëmtuarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa viktima u konstatua pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Strukturat e urgjencës dhe personeli i spitalit janë angazhuar plotësisht për të përballuar situatën dhe për t'u kujdesur për pacientët e plagosur.

Institucioni shëndetësor theksoi se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet e tjera për të siguruar ndërhyrjen e shpejtë mjekësore dhe se do të ketë njoftime të reja lidhur me ecurinë e shëndetit të të prekurve.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)