Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Tifozët kuqezinj njohin statistikat: Ja kush ishin lojtarët më të spikatur të Kombëtares në Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me sukses rrugëtimin në Ligën e Kombeve, teksa gjatë kësaj fushate janë regjistruar edhe shifra domethënëse individuale për 25 lojtarët e aktivizuar nga trajneri Rolando Marani.

Mbrojtësi Ardian Ismajli u dallua si i vetmi që nuk e la fushën për asnjë minutë, kurse Rei Manaj mori epërsinë e shënuesit më të mirë me katër gola të shënuar. Nga ana e tij, Kristjan Asllani pati paraqitje fantastike me tre gola dhe mori vlerësimin mesatar më të lartë në skuadër me 7.9.

Po ashtu, Asllani mbajti primatin për kilometrat e përshkuara në fushë me 10.7, ndërsa mbrojtësi i krahut Mario Mitaj spikati për saktësinë e lartë në pasime që arriti në 94%.

Ky turne jo vetëm që i solli Shqipërisë ngjitjen në Ligën B, por nxori në pah edhe figura kyçe për të ardhmen, duke rritur pritshmëritë për sfidat e ardhshme.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)