Numër i lartë efektivësh të policisë janë pozicionuar në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë, ku situata është tensionuar pas hedhjes së lëndëve piroteknike nga ana e protestuesve.
Gjatë zhvillimit të tubimit, persona pjesëmarrës kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit dhe kanë përdorur drita lazer për të shpërqendruar punonjësit e policisë. Përballë kësaj situate, automjetet ujëhedhëse të policisë janë afruar pranë turmës për të shpërndarë dhe larguar qytetarët, duke përdorur ujë me presion.