Forcat e rendit kanë shtuar ndjeshëm praninë e tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të protestës kombëtare, duke vendosur furgonë dhe autobotë me ujë.
Gjatë tubimit janë regjistruar përplasje, pasi qytetarët kanë hedhur molotov dhe gurë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.