Një tubim i thirrur nga studentët dhe i mbështetur nga opozita ka degeneruar në përplasje fizike e verbale mes qytetarëve dhe forcave të rendit në kryeqytet.
Një prej pjesëmarrësve është përfshirë në një debat të tensionuar me efektivët e kordonit policor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u bërtitur: “Mos u bëni garipa me maska! Legena. Hiqeni maskën!”.
Tubimi nisi rreth orës 14:00 përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, për t'u zhvendosur më pas drejt zonës së Kryeministrisë. Gjatë zhvillimit të protestës, turma ka hedhur gurë në drejtim të forcave të sigurisë, të cilët janë kundërpërgjigjur duke përdorur ujë me presion, spërkatës piper dhe gaz lotsjellës.