Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ndërhyrje me dronë dhe ujëhedhëse: Policia dislokon forca për shpërndarjen e turmës

Dy automjete ujëhedhëse dhe një numër i madh efektivësh të policisë janë vënë në lëvizje me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Sipas pamjeve të siguruara nga ajri përmes dronit, mjetet e reja të pajisura me ujëhedhëse kanë nisur të hedhin sasi të mëdha uji me presion të lartë për të larguar turmën e qytetarëve. Tubimi është zhvendosur tashmë përballë ndërtesës së Kryeministrisë, ndërsa studentët dhe qytetarët e pranishëm janë shprehur se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është kërkesë e panegociueshme.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)