Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Tension në Vlorë: Dyshohej për vjedhje dhe ishte dhunuar, futet me thikë në lokal dhe kërcënon klientët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Dukat i Ri të Vlorës, ku një person i armatosur me thikë ka hyrë në një ambient publik dhe ka frikësuar klientët e pranishëm.

Autoritetet policore bëjnë me dije se ky incident dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme, pasi vendasit e kishin akuzuar atë si autor të disa vjedhjeve të fundit në atë zonë. Mësohet se dyshohet se ai ishte dhunuar fizikisht ditë më parë së bashku me të atin, ndërsa pas kësaj ngjarjeje është kthyer në lokal i pajisur me një mjet prerës për të kërcënuar njerëzit.

Klima në këtë zonë është tensionuar kohët e fundit për shkak të disa vjedhjeve të raportuara dhe dyshimeve të ndërsjella mes banorëve. Policia po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij konflikti.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)