Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Përplasje mes dy makinave në Gramsh, lëndohen dy qytetarë

Një përplasje mes dy automjeteve ka ndodhur paraditen e sotme në Gramsh, duke lënë të lënduar dy persona të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e qytetit. Përplasja ka lënë pasoja të rënda materiale në të dyja mjetet, sidomos në pjesët e tyre ballore.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)