Pasi kanë përshkuar rrugët e kryeqytetit me thirrje dhe kërkesa për largimin e kreut të qeverisë Edi Rama, pjesëmarrësit në protestë janë kthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata pritet të qëndrojnë sërish përpara ndërtesës qeverisëse, vend ku në fillim të tubimit nuk u lejuan të grumbulloheshin. Më parë, gjatë përpjekjes për t'iu afruar objektit institucional, pati konflikte verbale ndërmjet qytetarëve dhe punonjësve të policisë. Pas lëvizjes në disa rrugë kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer në vendin ku synojnë të mbajnë tubimin e tyre.