Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Synimet e Egnatias në Evropë, Zenelaj flet për planet e klubit dhe merkaton e janarit

Egnatia ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-1 kundër Lincoln në Conference League, teksa drejtori sportiv Klejdi Zenelaj ka ndarë planet e skuadrës për vazhdimësinë dhe sfidat e ardhshme në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për Sport News në News 24, Zenelaj pranoi se sfida solli jo pak tension: "Jo vetëm frikë, por edhe stres. Ishte fatkeqësi për ne nëse nuk merrnim 3 pikë, që për me thënë të drejtën, gjithmonë ishte nën nivelin e ekipit tonë."

Duke analizuar statistikat e ndeshjes me 64% zotërim të topit dhe raste të shumta, ai shtoi: "Unë besoj që ekipi nuk ka arritur në 100% e vet, pasi hyri me statusin e pretendentit dhe kjo shkaktoi stres dhe nxitonin në metrin e fundit. Kam besim te ekipi, shpresojmë që të bëjmë diçka më tepër dhe të jemi konkret."

I pyetur për mesazhin e trajnerit Dede në pushim të ndeshjes, drejtori u shpreh: "Nuk tha diçka specifike, kërkoi nga ekipi durim. Mos të kalojmë në ankth në situatat që po humbisnim raste."

Në lidhje me premiot e premtuara, Zenelaj sqaroi: "Për barazim marrin një pjesë, për fitore marrin 80. Kjo ka qënë që para ndeshejs së parë dhe do vazhdojë deri në ndeshjen e fundit."

Pas 4 ndeshjesh në fazën e grupeve, rrogozhinasit synojnë me kujdes dy sfidat e mbetura kundër Zalgiris më 10 dhjetor dhe Bragës, duke synuar kalimin e fazës play-off të 1/16, ndërsa klubi sheh një rritje të ndjeshme të koeficientit dhe të ardhurave financiare prej rreth 4-4.5 milionë eurosh.

Për sa i përket merkatos së janarit dhe ambientit në Superiore, Zenelaj konfirmoi se Elbasani dhe Teuta mbeten rivalët kryesorë, ndërsa klubi do të ketë lëvizje të matura në hyrje dhe dalje, duke konfirmuar gjithashtu interesim për lojtarë si Albanese, Adjesa dhe Kryeziu.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)