Një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është sjellë nga Spanja në Shqipëri si pjesë e operacionit “The Wanted”. Bëhet fjalë për Arnold Jahon nga Vlora, i cili u soll nga Barcelona pas bashkëpunimit mes Interpolit dhe autoriteteve në Madrid.
Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e dënoi Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, ndërsa në vitin 2024 mori një tjetër dënim me 1 vit burg për mashtrim. Po ashtu, Prokuroria e Tiranës lëshoi në vitin 2025 urdhër ndalimi ndaj tij për heqje të paligjshme të lirisë dhe armëmbajtje pa leje. Kjo ekstradim u krye gjatë një faze tjetër të aksionit ndërkombëtar “The Wanted”, në kuadër të bashkëpunimit mes policive të dy vendeve.