Një konflikt i fortë është regjistruar gjatë tubimit të sotëm mes forcave të rendit dhe qytetarëve protestues. Pasi situata është tensionuar, efektivët kanë ndërhyrë duke i shtyrë pjesëmarrësit drejt trotuarit, ndërkohë që këta të fundit kanë bërë rezistencë.
Të mbledhur bashkë, qytetarët kanë brohoritur në kor thirrjet “Poshtë diktatura” dhe “Rama ik”. Menjëherë pas kësaj përleshjeje, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre.