Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Denoncimi i protestueses: Më vunë gjobë pesë milionë lekë për bllokim rruge, s'kam me çfarë ta shlyej

Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj përmes një denoncimi për News24, ku ka bërë të theksuar se është gjobitur me pesë milionë lekë pas bllokimit të një aksi rrugor.

Ajo u shpreh se ky ndëshkim financiar i është dhënë vetëm për pengimin e qarkullimit në rrugë. Protestuesja theksoi se nuk ka asnjë mundësi financiare për ta shlyer këtë shumë, pasi të dy prindërit e saj janë në pension.

Protestuesja tha: “Kam marrë gjobë 5 mln lekë, sepse kam bllokuar rrugën tek Rruga e Durrësit. Më arrestuan dhe më çuan te Komisariati nr 4. Gjoba është vetëm për bllokim rruge. Unë protestoj për të drejtat e mia. Nuk e di sesi do e paguaj, sepse prindërit e mi janë pensionistë të dy. Ndoshta s’do e paguaj fare, ndoshta me kredi.”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)