Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Genc Burimi: Qytetarët nuk kanë besim te Rama, kreu i qeverisë është i rrëzuar moralisht

Analisti Genc Burimi ka analizuar në një intervistë për News24 zhvillimet e fundit dhe protestat e qytetarëve e studentëve kundër kryeministrit Edi Rama.

Burimi u shpreh se kreu i ekzekutivit nuk po arrin t'i qetësojë protestat, ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare, veçanërisht të rinjtë, janë kthyer kundër tij. Sipas tij, thirrjet “Rama në burg” tregojnë se qytetarët kërkojnë hetime për kryeministrin, aq më tepër kur bashkëpunëtorët e tij më të afërt ndodhen pas hekurave ose në paraburgim.

Analisti shtoi se fati i protestave mbetet në duart e ndërkombëtarëve, të cilët mund të ndërhyjnë nëse shohin se situata vazhdon. Ai përmendi gjithashtu se mediat e huaja shkruajnë negativisht për qeverinë, ndërsa diplomacia europiane po ndjek një linjë tradicionale, edhe pse forcat e djathta në rritje në Europë mund të shtrojnë pyetje për bashkëpunimin me kryeministrin shqiptar.

Sipas Burimit, Partia Socialiste është shndërruar tashmë në një forcë interesi dhe se anëtarët e saj luajnë me dy porta nga pasiguria për të ardhmen e Ramës në pushtet. Ai theksoi se mazhoranca gjendet në një divorc të hapur me qytetarët dhe se rënia e saj përfundimtare do të vijë pas një qëndrimi zyrtar nga kancelaritë e huaja. Ndërkohë, ai përmendi se lideri i opozitës Sali Berisha ka bërë thirrje për një bashkim të të gjitha palëve me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)