Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Përplasja e Ramës me gazetarin amerikan: Pyetjet për korrupsionin dhe reagimi i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama është vënë përballë pyetjeve të vështira lidhur me korrupsionin e zyrtarëve gjatem një interviste me gazetarin e njohur amerikan Andrew Callaghan nga platforma Channel 5.

Reporteri i solli në vëmendje çështjen e ish-kryetares së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” për shkak të hetimeve mbi lidhjet e saj të pretenduara me Ergys Agasin. Sipas prokurorisë, Hyseni ka pasur kontakte të vazhdueshme me Agasin, i cili ndodhej në kërkim.

Në vend që të jepte një përgjigje direkte, kreu i qeverisë u kundërpërgjigj duke thënë: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”

Gazetari e ndërpreu për ta sqaruar se nuk po etiketonte njeri si të korruptuar, por po përmendte individë që përballen me akuza dhe hetime penale, duke e pyetur nëse kjo duhet konsideruar thjesht si përgjegjësi individuale.

Pjesë nga dialogu:
Rama: “Mendoj se nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar dhe kush nuk është.”
Gazetari: “Nuk po them unë kush është i korruptuar. Po flas për persona të arrestuar nën dyshimet për korrupsion. Për shembull, drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës, më pak se dy javë më parë, u vu nën masë sigurie për shkak të një marrëdhënieje me një person të lidhur me krimin e organizuar.”
Rama: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”
Gazetari: “Po i përgjigjem asaj që thatë për faktin se nuk po i quaj unë njerëzit të korruptuar. Po flas për persona të përballur me akuza për korrupsion. A mendoni se kjo është thjesht çështje e përgjegjësisë individuale?”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)