Puntorët e opozitës kanë lënë përgjysmë diskutimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Bashkëkryetari i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi, së bashku me Ivi Kason, dolën nga salla e mbledhjeve. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi tha se nuk mund të flitet me mazhorancën, nëse shteti vazhdon që të ndikojë në procesin zgjedhor.
Nga ana e tij, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri u shpreh se kjo përbën një strategji politike të opozitës. Teksa Bylykbashi dhe Kaso u çuan në këmbë, Gjiknuri u adresua: „Më dëgjo njëherë, mos u tremb nga mendimi. Ndoshta mund të jem dakord me ty unë.“
Më pas, ai shtoi: „Një gjë duhet theksuar. Shpreheni se keni gati propozimet. Propozimet duhet t’i kishit sjellë. I keni që t’i paraqisni në ditën e fundit. Unë e kuptoj se kjo është strategji politike.“ Në përfundim, duke marrë shkas nga fakti se opozita bojkotoi seancën, ai mbylli punimet e Komisionit.