Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

E kaluara kriminale e Robert Dukës, dyshimet për grabitje bankash në Greqi dhe Shqipëri

Në dritë kanë dalë elementë të rinj lidhur me ndalimin e Robert Dukës, i cili dyshohet si autori i grabitjes së një banke në kryeqytet.

Robert Duka ka qenë më herët i pandehur në Greqi si pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në vjedhjen e 28 institucioneve bankare atje, bën të ditur gazetarja Xhensila Kodra. Ai është mbajtur nën mbikëqyrje nga strukturat e rendit për disa ditë, pasi kishte dyshime se planifikonte të arratisej sërish drejt shtetit helen. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ushtron profesionin në një tjetër institucion financiar të nivelit të dytë. Duka ra në pranga gjatë ditës së sotme si i dyshuar kryesor për vjedhjen e bankës në Tiranë, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për shkak të dyshimeve se ai mund të jetë i përfshirë edhe në ngjarje të ngjashme të mëparshme.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)