Një qytetar i moshuar me kostum kombëtar u bashkua tubimit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk mbështet asnjë parti politike, por është rreshtuar në mbrojtje të të rinjve dhe qytetarëve.
Gjatë një prononcimi për gazetarin e News24, Klevis Muka, ai u shpreh: “Unë nuk përfaqësoj asnjë parti. Nuk dua të infektohem me asnjërën prej tyre, jam me shqiptarët. Jam pro studentëve. Kam lindur në Mirditë, në një fshat që prej 35 vitesh është pa kanalizime.”
Më tej, ai shtoi: “Ndaj protestoj për pensionet e pensionistëve të moshës sime, që të vihet ligji për pensionet, për të gjitha objektet që ka fshati dhe jo vetëm qyteti. Duhet të zbukurohet krejt Shqipëria. Nuk i përkas asnjë partie. Rinia këtu është partia më e bukur në botë, që po lahet dhe helmohet”