Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Mehdi Malkaj nga protesta: Nuk duhet të adhurojmë “Njëshin”, populli po reagon

Në një deklaratë për News24, aktori i njohur Mehdi Malkaj theksoi se në tubime nuk vlen sasia e njerëzve, por pesha e tyre qytetare, ndërsa pohoi se shqiptarët kanë nisur të kundërshtojnë drejtimin e vendit.

Ai vlerësoi qytetarët që, sipas tij, për herë të parë kanë ngritur kokën kundër udhëheqjes.

“Protestat nuk maten me numra, por me cilësi. Sa cilësi ka populli shqiptar, që për herë të parë ngriti kokën kundër udhëheqjes. Nëse ne do të bëjmë dashuri me ‘1-shin’, do të kemi këto probleme. Kam 25 vite që protestoj dhe kam thënë çfarë më ka dashur qejfi”, u shpreh Malkaj.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)