Të mbledhur nën thirrjet për drejtësi, qytetarët kanë vazhduar marshimin e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit drejt zonës së ish-kombinatit "Vasil Shanto".
Gjatë lëvizjes përgjatë akseve rrugore të Tiranës, tubuesit kanë marrë mbështetje nga drejtuesit e automjeteve, të cilët kanë shoqëruar marshimin duke u rënë borive. Ngjarja po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të regjistruara.