Studentët dhe qytetarët dolën në një marshim në rrugët e Tiranës gjatë ditës së sotme, më 19 nëntor.
Një nga pjesëmarrëset u shpreh për News24 se kjo është një protestë e mrekullueshme, duke shtuar se i duket sikur ndodhet në ditët e para të tubimeve. Sipas saj, kreu i qeverisë duhet të largohet nga detyra sa më parë.
Protestuesja tha: "Shpresoj shumë që Rama të japë dorëheqjen. Po më duket sikur po marshojmë si në ditët e para. Është fantastike."