Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Koçeku: Përplasja Rama-Veliaj tregon nisjen e një përçarjeje në PS, gjithçka do të përfundojë me largimin e kryeministrit

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e ftuar në emisionin “Prime News24”, ka folur rreth tensioneve mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i konsideruar ato si një luftë të hapur brenda së njëjtës forcë politike.

Sipas saj, ngjarjet aktuale dëshmojnë për një përçarje të thellë brenda radhëve socialiste. “Situata është e qartë, të dy flasin nga burgu, por njëri është brenda dhe tjetri jashtë burgut. Ka një luftë mes tyre dhe mendoj se duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin. Nuk kemi pse shpëtojmë asnjërën palë, por t’i lëmë në këtë rrugëtim që kanë nisur dhe që nuk ka shenja të kthehet pas”, u shpreh ajo.

Koçeku shtoi se këto ndarje ishin të paralajmëruara dhe paralajmëroi se pasojat e kësaj situate mund të nxisin çarje të reja politike. “Ishte e pashmangshme që do të kishte skizma të tilla politike. Një e tillë ishte në PS edhe kur u largova unë dhe pritet të ketë një ‘butterfly effect’ në vijim. Kjo që ndodhi pritej dhe besoj se do të zgjasë në kohë. Efektet e asaj që po ndodh do të ndikojnë edhe në krijimin e skizmave të tjera në PS”, deklaroi Koçeku.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se kjo krizë mund të sjellë largimin e kreut të Qeverisë. “Finalja besoj është ajo që po kërkojnë edhe protestuesit, dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk mendoj se është çështje dëshire, por është e qartë. Rama nuk është politikani që pranon dorëheqjen dhe nuk do të donte të largohej nga posti, por situata do të vijë e tillë sa nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër”, tha ajo.

Në fund, politikania u ndal te vendimi i saj për t’u distancuar nga mazhoranca, duke theksuar se shkëputja e lidhjeve me kolegët e dikurshëm ka qenë një hap tërësisht vetjak. “Që kur kam vendosur të largohem nga grupi i PS-së dhe të jem deputete e pavarur, ka qenë vendim imi personal që të shkëpus marrëdhëniet me anëtarë të grupit të PS-së. Nuk kam qenë shumë fanse e miqësisë në politikë, sepse nuk besoj fort te ajo, por ka qenë edhe një kohë e shkurtër kur kam qenë pjesë për të krijuar diçka”, u shpreh Koçeku.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)