Fitorja e jashtëzakonshme e demokratëve të martën nuk e ka mbyllur përçarjen e tyre të vjetër mes moderuarve dhe progresistëve, por u ka dhënë të dyja palëve arsye për të besuar se mund të mposhtin Republikanët në vitin 2028.
Sipas operativëve demokratë, triumfat e bujshme nënkuptojnë se më shumë drejtues të partisë do të jenë të gatshëm të kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë sesa nëse zgjedhjet e mesmandatit nuk do të kishin shkuar kaq mirë. Menaxheri i fushatës së Barack Obamës për vitin 2012, Jim Messina, i tha Bloomberg TV këtë javë se ai tashmë është takuar me 29 kandidatë të mundshëm.
Të martën fituan demokratët e moderuar, fituan progresistët, e madje fituan edhe ish-socialistë. Në Miçigan, për shembull, kandidatja progresiste për Senatin, Abdul El-Sayed, fitoj me 7 pikë epërsi pasi bëj fushatë me platformën “Medicare for All”. Në të njëjtin shtet, William Lawrence, një anëtar i Socialistëve Demokratë të Amerikës përpara se t'i skadonte anëtarësimi së fundmi, përmbysi një distrikt kyç.
Këto rezultate ishin lajm i mirë për përfaqësuesen e Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, e cila mbështeti fuqimisht El-Sayed dhe po shqyrton një kandidaturë për president brenda dy viteve. Ndërkohë, kandidatë më të moderuar për Senatin që folën shpesh për besimin e lor gjatë fushatës — si James Talarico nga Teksasi dhe Adam Hamilton nga Kanzasa — arritën fitore të papritura në shtete tradicionale republikane, duke krijuar një model për t'u ndjekur nga demokratët e tjerë. Fushatat e tyre të qeta dhe me ngjyrë fetare pasqyruan garën presidenciale të ish-sekretarit të transportit Pete Buttigieg në vitin 2020.
Gjatë vitit të kaluar, AOC, Buttigieg dhe demokratë të tjerë që synojnë Shtëpinë e Bardhë kanë hedhur themelet për t'i kthyer zgjedhjet e vitit 2026 në një trampolinë për fushatat e tyre të mundshme presidenciale. Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, një teknokrat centrist që bëri fushatë me sloganin për “kryerjen e punëve”, fitoj rizgjedhjen me 22 pikë. Ndërkaq, ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris pa që përpjekjet e saj për të rritur pjesëmarrjen e votuesve me ngjyrë në Jug të jepnin fryte. Në Gjeorgji, senator Jon Ossoff fitoj një mandat të dytë me 18 pikë.
Strategja demokrate Lauren Hitt u shpreh se se çfarë do të ndodhë më pas për partinë përbën “një pikëpyetje të madhe”. "Do të kalojmë një vit duke u luftuar se kush e ka realisht mandatin — e majta/qendra/populistët — dhe më pas në vitin 2028 do të kemi përgjigjen tonë", tha ajo.
Nga ana tjetër, disa demokratë shpresojnë se rezultatet e së martës sinjalizojnë se lufta e fraksioneve mund të jetë duke i foleur fundit ose të paktën duke hyrë në një fazë të re. Jane Kleeb, presidente e Shoqatës së Komiteteve Shtetërore Demokrate, u shpreh se "Në vitin 2028 do të jetë interesante të shihet se cilët kandidatë mund t'i komunikojnë votuesit paraprak se ata nuk vijnë vetëm nga një krah i partisë". "Kjo do të jetë prova e madhe", shtoi ajo.