Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Erl Murati: Opozita, me vonesë për zgjedhjet lokale, e domosdoshme një figurë e përbashkët për kryeqytetin

Analisti Erl Murati ka analizuar gjendjen aktuale brenda opozitës dhe përgatitjet për garën e ardhshme vendore, duke nënvizuar nevojën që forcat opozitare të bashkohen rreth një kandidature unike për Bashkinë e Tiranës dhe komunat e tjera.

I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Murati deklaroi se deri tani mungon çdo lloj vullneti real nga ana e grupimeve opozitare, qofshin ato parlamentare apo jashtëparlamentare, për të siguruar një marrëveshje dhe një front të përbashkët elektoral.

Sipas tij, tubimet nuk kanë sjellë në jetë ndonjë forcë politike të aftë për t'u ulur në pozita të barabarta me subjektet ekzistuese gjatë procesit të përzgjedhjes së një emri.

Eksperti bëri me dije se skenari më i favorshëm do të ishte mbështetja e një pretendenti të vetëm nga e gjithë opozita, ndërsa vuri në dukje se pavarësisht qarkullimit të disa emrave, nuk vërehen hapa konkretë drejt një akordi politik.

“Që të kemi një kandidat të përbashkët duhet një bashkim. Bashkim politik për të prodhuar një kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe për bashkitë e tjera. Ne nuk kemi parë asnjë vullnet politik nga ana e opozitës për t’u përfaqësuar. Protesta në vetvete nuk ka prodhuar një parti dhe në vetvete e ka të pamundur të ulet në kushte të barabarta. Pra ideale do ishte që gjithë opozita të ketë një kandidat të përbashkët. Janë lakuar disa, dhe besoj se do të duhej të kishin një kandidat të unifikuar, por nuk shoh përpjekje konkrete. Opozita është vonuar në këtë pikë, ndërsa PS ka luksin ka nxjerrë pak më vonë”, tha ai.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)