Në vitin 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte drejtuesi i një grupi armiqësor brenda Partisë Socialiste, duke paralajmëruar pasojat për ta.
Një video e publikuar në rrjetet sociale rikthehet pas në kohë te kjo deklaratë dhe te ngjarjet e mëvonshme, që lidhen me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe të Erion Veliajt, të cilët ndodhen aktualisht në burg.
Edi Rama tha: “Ka një komplot në PS, koka e këtij komploti është kreytari i bashkisë së Tiranës. Eshtë e qartë tashmë që ai është në krye të këtij komploti. Ka të dhëna që ka edhe një studim shkencor të Monika Kryemadhit për një goditje fatale të qeverisë. Më vjen shumë keq që më kapët gafil por jam i detyruar ta pranoj, por ju siguroj se ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të dalë në TV sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë tek ato pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore në këtë parti do të vazhdojnë të marrin goditje.”