Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Aulon Kalaja: Belinda Balluku ka video shantazhi ndaj kryeministrit Rama dhe rrezikon arratisjen

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka kritikuar SPAK-un për trajtimin e çështjes së Belinda Ballukut, duke u shprehur se ish-zv/kryeministrja përbën rrezik arratisjeje dhe mund të manipulojë provat.

Gjatë një interviste në emisionin “Prime News24”, Kalaja theksoi se Balluku duhet të ishte përballur me një masë më të rreptë sigurie për shkak të ndikimit që ruan ende në institucione. “SPAK-un e paguajmë për të bërë drejtësi, jo politikë. Balluku mund të manipulojë provat. Ajo e ka treguar se ka pushtet absolut, jo vetëm mbi Ministrinë e Infrastrukturës, por edhe mbi drejtorin e Policisë dhe një grup ministrash e rreth 19 deputetë të PS-së. Ekziston rreziku i manipulimit të provave. Një tjetër rrezik është intimidimi i dëshmitarëve”, u shpreh ai.

Kalaja përmendi gjithashtu rastin e Arben Ahmetajt si një precedent që tregon se ekziston mundësia e largimit jashtë vendit, ndërsa shtoi se besueshmëria e strukturës së posaçme ka rënë ndjeshëm. Në vijim të deklaratave të tij, ai ngriti pretendime për ekzistencën e materialeve filmike që mund të përdoren për të ushtruar trysni. “Zonja Balluku ka disa video. Ka punuar ‘me mend’ kur ka bërë ato pisllëqet e veta. Ka video që shantazhojnë drejtpërdrejt kryeministrin. Ato e mbajnë në lojë Ballukun. E di edhe SPAK-u. Ka një marrëdhënie simbioze mes tyre”, pretendoi Kalaja.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)