Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Almer Toska: Spiropali reagoi vonë ndaj qeverisë, në sytë e opinionit mbetet Mamica e Ramës

Gazetari Almer Toska ka analizuar tensionet në radhët e Partisë Socialiste dhe qëndrimet e fundit të Elisa Spiropalit, duke vënë në dukje se ajo nisi kritikat pasi iu prekën interesat personale.

Gjatë një interviste televizive, Toska u shpreh se ish-ministrja nuk reagoi kur qytetarët përballeshin me taksa të rënda, kur bizneset largoheshin apo kur regjistroheshin raste korrupsioni. Sipas tij, zëri i saj u ngrit vetëm pasi u largua nga qeveria dhe kur institucionet tatimore u drejtuan nga biznesi i bashkëshortit të saj.

Analisti përmendi gjithashtu përfitimin e një parku fotovoltaik në tokë bujqësore nga bashkëshorti i saj dhe tenderat e fituar nga vëllai i tij, duke ngritur pikëpyetje mbi kredibilitetin moral të saj për të bërë opozitë politike. Ai theksoi se beteja e saj nuk lidhet me qytetarët, por me ruajtjen e interesave vetjake.

“Spiropali mirë që u kujtua të flasë, por u kujtua vonë dhe kur iu prek interesi personal. Kur shqiptarët përplaseshin me qeverinë për taksa të padrejta, kur merrnin çantat dhe iknin, kur mediat e ndryshme sulmoheshin, kur bëhej korrupsion, ajo nuk foli”, u shpreh Toska.

Toska shtoi se karriera e saj politike është e lidhur ngushtë me mbështetjen dhe pozicionet që i ka besuar kryeministri Edi Rama, duke përfshirë detyrën në krye të Doganave apo si ministre e Jashtme. Në përfundim, ai solli sërish në vëmendje krahasimin me personazhin e Mamicës, duke thënë se pavarësisht ambicieve për të krijuar një profil të pavarur, ajo mbetet e pandashme nga figura e kreut të qeverisë në perceptimin publik.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)