Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Aktivisti ngre akuza për dhunë policore ndaj grave në protestë dhe bën thirrje për tubimin e 28 Nëntorit

Një nga protestuesit ka ngritur akuza ndaj strukturave të rendit për përdorim force gjatë tubimit të sotëm, duke pohuar se në mesin e të shoqëruarve dhe të goditurve ka pasur edhe gra e vajza.

Në një deklaratë për News24, ai tha se policia po ndalon prej kohësh mbledhjen e qytetarëve në bulevard për tubime paqësore. Duke e quajtur ndërhyrjen e forcave të rendit si një tentativë të qeverisë për të ndalur revoltën e qytetarëve, ai u shpreh se dhuna nuk do t'i zmbrapsë pjesëmarrësit.

Ai vuri në dukje se disa prej grave dhe vajzave janë shoqëruar pa praninë e punonjëseve femra të policisë dhe janë dhunuar gjatë aksionit. Gjithashtu, ai paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë çdo ditë dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e 28 nëntorit, duke e cilësuar këtë datë si një mundësi që shqiptarët të bashkohen për liritë dhe të drejtat e tyre.

“Kemi bërë njoftim, mirëpo policia prej kohësh nuk lejon grumbullimin e njerëzve përballë bulevardit për protestë paqësore. Lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar, me gjithë dhunën ndaj qytetarëve të lirë, është mënyra e vetme për t’i mposhtur qytetarët, por nuk i mposht dot.
Ka pasur dhunë edhe ndaj vajzave dhe grave. Janë shoqëruar edhe vajza pa praninë e policeve femra. Në mënyrë të dhunshme janë goditur. Protesta do të vijojë çdo ditë. Ftojmë gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës dhe festës më të madhe të demokracisë më 28 nëntor.”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)