Viktima e ngjarjes së rëndë rrugore në autostradën Vlorë-Fier është Ermal Lula, i cili shërbente si shef i krimeve në policinë e qytetit bregdetar, sipas informacioneve të transmetuara nga gazetari Agron Brataj.
Gjithashtu, një tjetër qytetar mbeti i lënduar nga përplasja dhe u transportua në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ekipet e ekspertimit ndodhen në terren për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti.