Një masë administrative prej 5 milionë lekësh i është vënë një 15-vjeçari, pasi ka bllokuar rrugën, ndërsa ai ndodhet i shoqëruar në komisariat.
Në dokumentin e gjobës, i mitur ka lënë një shënim ku thotë se babai i tij është i verbër dhe nuk mund ta shlyejë këtë shumë. I ati i tij u shpreh për News24 se dënimi është i pajustifikuar dhe se familja e tyre ndodhet në kushte të rënda ekonomike. “Dihet që është arrestim i paligjshëm. Djali është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen”, u shpreh ai, duke shtuar se të ardhurat e tyre mujore janë vetëm 140 mijë lekë dhe se nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë apo gjobën.