Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Zbardhet ngjarja në Kamëz: Identifikohen dy vëllezërit e vrarë, një i afërm mbetet i plagosur

Zbardhen detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur pak më parë në Kamëz, ku dy vëllezër humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, viktimat janë identifikuar si Selam dhe Nazmi Islamaj. Nga i njëjti incident mbeti i plagosur edhe një person i tretë, i identifikuar si Shefqet Islamaj, i cili është i afërm i tyre.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është vënë në pranga nga autoritetet, por ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë para policisë lidhur me arsyet e konfliktit, pasi ndodhet në kushte të rënduara psikologjike.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)