Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Vrasja e Arlinda Zekajt, flet ish-burri: Kam provuar ta ndaloj tragjedinë

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit, duke përmendur nevojën për kujdes ndaj djalit të tyre 12-vjeçar.

Gjatë seancës në gjykatë, Sylaj manifestoi pendesë për vrasjen e ish-gruas, për të cilën dyshohet vëllai i tij, Albert Sylaj, i cili gjendet në paraburgim.

Referuar dokumenteve të gjykatës, Jeton Sylaj theksoi se bëri përpjekje për ta ndalur ngjarjen e rëndë.

“Ndjej keqardhje për këtë që ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”

Duke kontestuar vendimin për paraburgim, ai vuri në dukje se nuk ka informacion për vendndodhjen e djalit të mitur dhe se fëmija kërkon përkujdesjen e tij. Ai gjithashtu shtoi se dokumentet e udhëtimit ishin te autoritetet ose te e ndjera, duke pohuar se nuk kishte shanse të largohej.

Nga ana tjetër, sipas materialeve të Prokurorisë, para prokurorit Sylaj kishte pranuar se kishte kanosur ish-bashkëshorten, duke u arsyetuar se veprimet e tij kishin për qëllim mbrojtjen e fëmijës së tyre.

Sipas dokumentacionit, çështja kishte nisur më 10 korrik 2026, pasi Arlinda Zekaj kishte bërë kallëzim ndaj Sylajt për dhunë në familje dhe kanosje. Ndërsa më 14 korrik, gjatë paraqitjes në polici, i dyshuari kishte refuzuar të fliste, duke shpjeguar se provat do t'i dorëzonte para prokurorit të shtetit. Pavarësisht kundërshtimit të masës, Sylaj mbeti në qeli.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)