Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Strazimiri ashpër ndaj qeverisë: Buxheti i ri dëmton qytetarët, kryeministri flet si Ramiz Alia

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka deklaruar se buxheti i shtetit po rritet në kurriz të shtresës së mesme dhe bizneseve përmes taksave të larta.

Gjatë një interviste për emisionin "Minuta e parë", Strazimiri theksoi se qytetarët po vuajnë pasojat ekonomike dhe se protestat mbarëpopullore për dorëheqjen e kryeministrit janë përgjigjja e duhur ndaj monologjeve të tij televizive. "Sesa është rritur ekonomia, ne e dimë të gjithë, teksa shohim xhepat tona. Mua nuk më rezulton se qytetarët sot janë më mirë . Protesta mbarëpopullore për dorëheqjen e tij është përgjigja më e mirë për të gjitha monologjet që bën kryeministri në televizion. Rama ia rrit barrën shtresës së mesme dhe bizneseve. Kryeministri dhe qeveria e tij kanë rritur taksat. Qytetarët paguajnë dhe qeveria rrit buxhetin", u shpreh Strazimiri.

Lidhur me protestat e studentëve, ai u shpreh se kreu i qeverisë përdor të njëjtën retorikë të diktaturës duke fajësuar faktorë të jashtëm, ndërsa shtoi se vendi po përballet sërish me largimin e rinisë për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së zgjedhjeve të lira. "Qytetarët në rrjetet sociale e kanë copëtuar Ramën dhe Ballën. Kryeministri ynë është një rrugaç. Janë kthyer tek gjuha e Ramiz Alisë, duke thënë se socializmi është më i miri në botë, që të huajt duan që të na ‘destabilizojnë’. Kur Ramiz Alia fliste kështu, atdheu kishte larguar shqiptarët jashtë kufijve. Është e njëjta situatë sot, teksa rinia sa vjen e largohet. Rinia është në rrugë dhe nuk do që të ikë. Në Shqipëri ende nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, rinia ka braktisur atdheun nga keqqeverisja. Kryeministri Rama duhet tërhequr zvarrë kështu siç është prej mishi, siç u tërhoq zvarrë busti i Enver Hoxhës", u shpreh Strazimiri.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)