Artisti i njohur Robert Aliaj ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së forcave të rendit gjatë protestave në kryeqytet, duke i drejtuar akuza të forta efektivëve për dhunë ndaj të miturve, nxënësve të shkollave të mesme, studentëve dhe qytetarëve.
Nëpërmjet një deklarate publike, Aliaj ka kritikuar punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të RENEA-s, duke u kërkuar llogari morale për veprimet e tyre. “A keni familje? A keni fëmijë? A keni ju gra?”, shprehet artisti, i cili u bën thirrje edhe familjarëve të efektivëve që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj dhunës së ushtruar ndaj të rinjve.
Gjithashtu, ai ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për mënyrën se si po veprojnë strukturat e sigurisë gjاثë tubimeve. “Ti që e ke kthyer shtetin në një instrument plaçkitjeje dhe policinë e shtetit në ushtrinë tënde private”, shkruan ai në mesazhin e tij.
Në përfundim të reagimit, Aliaj thekson se përgjegjësia morale do të rëndojë edhe mbi ata që zgjedhin të heshtin, duke e mbyllur shkrimin e tij me thirrjen: “POSHTË DIKTATURA”.